Futbollisti më i mirë i botës, Kristiano Ronaldo, ka vendosur që t’i futet aventurës së biznesit të hoteleve, duke ndërtuar hotele në qytetet më atraktivë të botës, si në Nju Jork, Paris, Madrid e gjetkë. Momentalisht, Ronaldo ka dy hotele në Portugalinë e tij, një në Lisbonë dhe një në qytetin e tij të lindjes, Funshal, në ishullin Madiera. Të dy hotelet që mbajnë emrin “CR-7”, janë hapur më 2016, por ai ka vendosur që këtë franshizë (model) hotelesh ta përhapë edhe në qytete të tjerë të mëdhenj.
Ronado shpreson se deri në vitin 2020 do të hapë tre hotele, një në Madrid, një në Nju Jork dhe një në Marakesh të Marokut. Në vitin 2021, ai do të hapë edhe një hotel në Paris. Për këtë hotel, ndërtimi i të cilit do të kushtojë afro 60 milionë euro, investimi i Ronaldos është i përbashkët sipas parimit 50 – 50 me grupimin hotelier portugez “Pestana”.
Sfidanti.al