Shaqiri ngacmon plagën e Liverpulit, titullin e munguar kampion!

Pjesëtari i përfaqësueses zvicerane, Gjerdan Shaqiri, një nga emrat e rinj në kampin e Liuverpulit, është nga ata lojtarët, nga i cli pritet që ta sjellë në freski në ekipin e “të kuqve”që këtë sezon e synon edhe më shumë titullin e kampionit të Premier Ligës. Në fakt, Liverpulit i mungojnë trofetë dhe këtë e tregon edhe fakti se ai, që nga viti 2012, nuk ka fituar asnjë konkurrim. Për këtë arsye, mendon Shaqiri, Livepuli duhet të ndryshojë mentalitetin, ta bëjë fitues, sikurse e ka Bajerni i Mynihut.
“Liverpuli duhet t’i vejë vetes si qëllim që të luajë për titull. Ne jemi një ekip i madh dhe ekipet e mëdhenj luajnë për tituj. Në Premier Ligë ka shumë ekipe të mëdhenj dhe prandaj edhe konkurrenca është e madhe. Do të doja të bëja një krahasim me Bajernin që ka mentalitet fitues. Liverpuli është një nga ekipet më të mëdhenj të botës. Sezonin e kaluar, ai zhvilloi një sezon të mirë dhe, për fat të keq, nuk arriti që ta fitojë titullin, por sivjet ne do të përpiqemi që të bëjmë edhe një hap më tej dhe ta fitojmë, më në fund, titullin. Ajo që ka rëndësi, është fitimi i titullit”, deklaroi Gjerdan Shaqiri.
Sfidanti.al