Danezët luajnë me amatorë, sllovakët e blejn biletën 1 euro!

Përfaqësuesja e Danimarkës ndodhet e përfshirë në probleme të mëdha, pasi lojtarët e saj nuk duan të luajnë me të për arsye financiare. Kështu që kjo përfaqësuese ishte e detyruar që në ndeshjen miqësore me Sllovakinë të nxirrte në fushë futbollistë pothuajse amatorë të ligave të ulta daneze dhe kështu kjo ndeshje e fitua pa vështirësi 3-0 nga sllovakët.
Në këto kushte, pala sllovake e uli çmimin e biletës për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Danimarkës deri në 1 (një) euro, ndërkohë që tifozët e kanë blerë biletën me çmime 16 dhe 26 euro. Tifozëve, sikurse kanë bërë të ditur organizatorët e ndeshjes, do t’u kthehet pjesa e parave mbi 1 euro.
Me të vërtetë, ky është një gjest bujar i federatës së futbollit të Sllovakisë, ekipi i së cilës e meriton që të mbështetet më shumë nga tifozët e vet.
Sfidanti.al