“Kuqezinjtë” të vendosur ta kthejnë lavdinë: Angazhojnë dhe një bukuroshe!

Që kur ka filluar të punojë për realizimin në jetë të projektit “Milani fitimtar”, kryesia e këtij klubi vazhdon që ta befasojë opinionin publik në kuptimin pozitiv. Mbas angazhimit të ish-futbollistëve të shquar të Milanit Leonardo dhe Paolo Maldini si drejtorë me peshë në këtë klub, si edhe ardhjes së shpejtë në strukturat drejtuese të “rosonerëve” edhe të një ish-legjendari tjetër Kaka që do të marrë përsipër rolin e zbuluesit të talenteve të rinj, tani i erdha radha që të forcohet edhe televizioni i Milanit.

Kryesia e milanistëve ka vendosur që ta forcojë atë me një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale në Itali,Xhorxha Palmas.

Synohet që, duke angazhuar këtë bukuroshe italiane, të rritet vëmendja dhe publiiciteti i klubit të Milanit në opinionin publik, ashtusi në kohën e ish-pronarit të Milanit Silvio Berluskoni.

Sfidanti.al