Humels, Roben, Hames Rodrigez, sa i gjatë stoli i Bajernit

Në një skuadër me kaq shumë yje si Bajerni, është normale që disa prej tyre të përfundojnë në stol. Një dhimbje koke më vete për trajnerin, që në këtë rast është Niko Kovaç. Kroati la rezerva në sfidën e parë të Bundesligës pikërisht Mats Humelsin, Hames Rodrigezin dhe Arjen Robenin, po ashtu si Leon Goreckën.

Cili ishte mesazhi i Kovaçit? Mediat gjermane u morën më shumë me uljen në stol të Humelsit, ndërsa titullarë ishin Boateng dhe Havi Martinez që nuk është se luajtën shumë mirë. Po ashtu, në formacion ishte Tomas Myler, që si edhe Boatengu dhe Humelsi, kanë pjesën e tyre në dështimin e Gjermanisë në Botëror. Gjithsesi, trajneri kroat është menduar mirë përpara se të vendoste, shpresa e tifozëve është vetëm që të mos ketë përçarje në ekip.

Sfidanti.al