Ka rekorde e rekorde, dhe ai i Xhejms Milnerit është vërtet një nga më të veçantët. Mesfushori i fortë i Liverpulit dhe i Anglisë, nuk humbet prej 16 vjetësh një ndeshje të Premier Ligës, ku shënon gol. Diçka e rrallë, dhe një seri që vazhdoi edhe pas suksesit të të kuqve në fushën e Kristël Palasit. Numri 7 ktheu në gol një penallti të fituar nga Salah, dhe formacioni i trajnerit Jurgen Klop ia doli 2-0.
Historia e rekordit të Milnerit ka nisur në vitin 2002 kur ai luante për Lids Junajtidin. Lojtari 32-vjeçar ka shënuar gjithsej 49 gola në Premier Ligë, në 48 ndeshje dhe rezultatet janë 38 fitore e 10 barazime. Gjithçka filloi kur ai realizoi për Lidsin, në fitoren 2-1 ndaj Sandërlendit, dhe Milneri ishte vetëm 16 vjeç.
Sfidanti.al