Skoulls, Nevil e Sharp, ish-yjet flasin për krizën tek Junajtidi

Kanë qenë ndër lojtarët më të mirë në fushë, dhe si shumica e të ngjashmëve të tyre, janë bërë analistë futbolli. Pol Skoulls, Geri Nevil dhe Li Sharp, yjet e veshur dikur me fanelën e Mançester Junajtidit, kanë komentuar në televizione krizën që po kalon skuadra e tyre e dashur.

Nevil ka sulmuar klubin, duke thënë se “nuk mund të ndërtosh vetëm dy të tretat e shtëpisë, por duhet ndërtuar e gjitha”. “Klubi i dha rinovim kontrate Murinjos, atëherë duhej ta mbështeste trajnerin për blerjen e lojtarëve”, – vazhdoi ish-mbrojtësi i krahut.

Li Sharp ka mendim tjetër, atë që trajneri nuk është i duhuri. “Ai do të largohet deri në Krishtlindje, – Murinjo është njeriu i gabuar. Kur erdhi herën e parë tek Çelsi ishte i freskët dhe tërheqës, tani duket i marrë fund”.

Po Skoulls? Ish-regjistori i Sër Aleks Fergusonit i kritikon të gjithë, duke thënë se edhe yjet kryesorë si Pol Pogba nuk kanë vazhdimësi. “Me këto luhatje nuk mund të luftosh për titull”, – tha Skoulsi.

Sfidanti.al