Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” shkruante se klubi kampion gjerman, Bajerni i Mynihut, tani ka një dëshirë të madhe që të sjellë në radhët e veta mesfushorin kroat nënkampion të botës, Ivan Rakitiç, që luan me Barcelonën.
Trajneri i ekipit bavarez, Niko Kovaç, sikurse dihet, është edhe vetë kroat dhe ai shpreson se do ta gjejë mënyrën që ta tërheqë Rakitiçin te Bajerni. Një hap i tillë i klubit bavarez edhe pritej, duke qenë se mesfushori kilian, Arturo Vidal, tanimë, u transferua për në “Kamp Nou”, ndërkohë që Reali i Madridit ia ka vënë syrin Tiago Alkantarës. Në fakt, klubi bavarez do të fitonte para të mëdha suplementare nga shitja e Alkantarës që do të mund të përdoreshin për blerjen e Rakitiçit që te Barcelona ka një klauzolë blerjeje prej 125 milionë eurosh.
Sfidanti.al