Italia e lodhur me dënimet ,Parma shpëtoi nga “firgoriferi” i Serisë A

Komisioni i apelit të Federatës së Futbollit të Italisë e pranoi ankesën e Parmës dhe, tani, ekipi pjesëtar i ri i Serisë A nuk do ta fillojë me kuotë negative sezonin e ri të kampionatit italian.
Parma, sikurse dihet, ishte dënuar që ta fillonte Serinë A me minus pesë pikë, pasi pretendohej se futbollisti i saj, Emanuele Kalajo, kishte ndikuar të dy futbollistë të ekipit Specia që ata t’ia linin ndeshjen vendimtare Parmës që kjo e fundit të ngjitej në Serinë A.
Fillimisht, komisioni përkatës i federatës italiane e dënoi Parmën që ajo ta niste Serinë A me minus pesë pikë, kurse Kalajon që ai të mos luante dy vite. Por, sidoqoftë, komisioni i apelit i federatës e fali Parmën që ajo ta fillojë kampionatin elitar italian, ashtu si edhe të gjithë të tjerët, me 0 pikë, kurse Kalajos pezullimin ia zbriti deri në katër muaj.
Sfidanti.al