Andre Silva erdhi si përforcim i madh, tani jepet si huazim!

Sulmuesi portugez, Andre Silva (22 vjeç), ka shumë mundësi që të largohet nga Milani deri sa të mbyllet sezoni veror i transferimeve. Gazeta “AS” shkruan se Milani ka pranuar që t’ia huazojë një vit këtë futbollist të ri Seviljes. Në fakt, klubi kuqezi donte t’ia shiste Silvën klubit spanjoll të mësipërm, por Sevilja nuk pranoi që të paguante për të 32 milionë euro që këtë vit, duke lënë kështu mundësinë të hapur që ta blejë këtë lojtar të ri sezonin e ardhshëm veror të transferimeve.
Andre Silva erdhi vjet nga Lisbona te Milani si një përforcim i madh dhe për të klubi “rosoner” pagoi 38 milionë euro, por ai nuk tregoi ndonjë gjë të madhe, duke qenë më shumë një zhgënjim. Ai, duke qenë sulmues kryesor, gjatë të gjithë sezonit, nuk shënoi më shumë se 10 gola në 40 ndeshjet e zhvilluara.
Sfidanti.al