Nuk ishte në suksesin veror ndaj Juventusit, por si gjithnjë ndodhej pranë skuadrës. Sergio Ramos ndoqi nga tribuna sesi shiritin e tij të kapitenit e mbajti fillimisht sulmuesi veteran, Karim Benzema, dhe, pas zëvendësimit të tij, ai kaloi tek Lukas Vaskez. Djaloshi i ri postoi me krenari një foto si kapiten në rrjetet sociale, me diçiturën “vazhdojmë të rrisim ritmin tonë”.
Gjithsesi, mori një përgjigje nga Ramosi në po atë postim. “Unë kam edhe 4 vite të mbetura, dhe pastaj do të të lë shiritin”, – ishte komenti i kapitenit të vërtetë. Sipas këtyre fjalëve, qendërmbrojtësi planifikon të tërhiqet ose të largohet nga Reali në moshën 36-vjeçare, në vitin 2022, pas plot 7 viteve si kapiten. Ai ndodhet në Madrid që nga viti 2005, dhe ka fituar 19 trofe, mes të cilëve 4 La Liga dhe 4 Champions.
Sfidanti.al