Reali dhe Barcelona kanë treguar interesimin e tyre më të madh për shërbimet e futbollistit belg të Çelsit, Eden Hazar, duke e vendosur këtë klub londinez përballë një presioni të madh. Duke qenë e ndërgjegjshme se e ka të vështirë që t’i përballojë ofertat e mëdha, kryesia e klubit ka përcaktuar çmimin e këtij lojtari të shkëlqyer që, ç’është e vërteta, duket si shumë i lartë që të paguhet.
Klubi kampion i Evropës, Reali, synon që të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Kristiano Ronaldos për te Juventusi, ndërsa Barcelona do që të kompensojë dështimin e sjelljes në “Kamp Nou” të sulmuesit francez, Antoan Grizman.
Gazeta angleze “Dejli Meil” shkruan se Çelsi, tanimë, e ka përcaktuar çmimin e Hazarit dhe ai është 225 milionë euro ose 200 milionë sterlina që do të ishte një shumë rekord, nëse do të paguhet, pasi më shumë deri tani është shitur vetëm Nejmari, për të cilin PSZH-ja i pagoi Barcelonës – 222 milionë euro.
Sfidanti.al