Not, USADA pa meshire per Lohten, pezullohet 14 muaj

Agjencia Amerikane Antidoping(USADA) ndeshkon Rajan Lohte me 14 muaj pezullim nga aktivitetet. 6 here kampioni olimpik publikoi ne rrjetet sociale nje foto teksa ishte duke injektuar nje substance qe sipas tij nuk ishte doping.

Por pas nje hetimi te kryer rezultoi se niveli i kesaj substance ne gjak ishte me i larte se norma e lejuar. Vlen te kujtohet se Lohte edhe para 2 vitesh ne Rio De Zhaneiro gjate Lojerve Olimpike u vu ne qender te polemikave teksa beri nje deklarate te rreme se e kishin sulmuar grabitesit ne nje pike karburanti.

Ne ate kohe Komiteti Olimpik Amerikan e denoi me 10 muaj pezullim, ndersa FINA nuk e lejoi te marre pjese ne Boterorin e notit te 2017 ne Budapest.

Sfidanti.al