Unë nuk jam as Çavi dhe as Iniesta, as mbreti Artur, por thjesht Arturi…

Braziliani Artur Melo iu prezantua opinionit publik si lojtar i ri i Barcelonës, ndërkohë që ai tha edhe disa fjalë para gazetarëve të pranishëm.
“Unë jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, pasi që fëmijë kam endërruar që të luajë me Barcelonën dhe kjo e stomja është një ditë e rëndësishme për mua. Unë nuk jam as Çavi dhe as Iniesta, unë jam Arturi. Por, megjithatë, vetëm krahasimi me dy legjendat e futbollit është fantastik, unë nuk e fsheh pasionin dhe respektin tim të madh për këtë dy lojtarë. Sidoqoftë, unë do të përpiqem që t’u tregojë të gjithëve se përse kam ardhur këtu. Unë do të përpiqem që t’i afrohem nivelit të këtyre dy lojtarëve të mëdhenj”, deklaroi futbollisti i ri i Barcelonës, Artur.
Sfidanti.al