Kolumbia u largua nga boterori i Rusise me koken lart. Dueli me Angline ne 1/8 e finaleve shkoi me penallti dhe ata qe fituan ishin Tre Luanet. Gabimet e Uribes dhe Bakes ndeshkuan Kolumbine qe meritonte te fitonte. Per kete arsye kengetaret me te famshem kolumbiane Maluma, Shakira e Karlos Vives vendosen te ngushellojne ekipin perfaqesues kolumbian.
‘Kolumbia po impresionon ne Boteror. E gjithe bota e pa qe meritonim te fitonim. Jam krenare per skuadren e vendit tim-shkruante ne Twitter kengetarja Shakira, qe eshte edhe e fejuara e qendermbrojtesit te perfaqesuese spanjolle Xherard Pike.
Ndersa Karlos Vives postoi ne rrjetet sociale nje video me mesazh inkurajues per futbollistet e perfaqesueses kolumbiane. Ndersa Maluma zgjodhi Instagramin ku ai i shfaq ne nje foto i veshur me fanelen e Kolumbise qe shoqerohej me mesazhin: Jam me kolumbian se kurre. ‘Çfare krenarie djema’.
Sfidanti.al