Japonez, ku shkon me bluzën e Kroacisë në mes të Beogradit?!

Në botë, vështirë se mund të gjesh ndonjë njeri që nuk është tifoz me një ndonjë ekip përfaqësues në kampionatin botëror. Euforia e tifozllëkut ka përfshirë pothuajse çdo njeri, madje, edhe atje, ku e pret më pak. Një tifoz të tillë njerëzit e panë në Kalamegdan (park i madh) të Beogradit.

Një turist japonez, krejtësisht serbes, u pa me habi, duke shëtitur në kryeqytetin e Serbisë, madje në zemër tij, në Kalamegdan, i veshur me bluzën e përfaqësueses së Kroacisë. Madje, në një moment, ai iu lut një kalimitari që t’i bënte fotografi me celularin e tij. Shyqyr që kalimtari beogradas qëlloi njeri i mirë, sepse, po të ishte ndonjë tifoz i Serbisë, kushedi se çfarë do t’i ndodhte këtij tifozi japonez që me siguri nuk dallon dot Kroacinë nga Serbia!

Sfidanti.al