Mbetet edhe një herë në këmbë, këtë radhë gjatë provave të lira dhe Fernando Alonso nuk e humbet kohën kot, por i zë vendin një kameramani. Piloti spanjol ka parkuar Mclaren-in e tij në krah të pistës, në pamundësi ta bënte më të lëvizte dhe më pas është ulur në vendin e një operatori që ndodhej pranë.
Vetëm pak instruksion dhe Alonso vuri kufjet e qëndroi pas monitorit. Episod ky, që ka sjellë në kujtesë një ngjarje të ngjashme vitin e shkuar, kur spanjoli mbeti në këmbë në Interlagos dhe filloi të bënte banjo dielli.