Alison Beker ka gjetur akordin me Realin e Madridit. Ajo qe flet me siguri per kete eshte media spanjolle e me konkretisht ‘El Mundo Deportivo’. Sipas kesaj te perditshmeje, Roma nuk mundi dot t’i rezistoje ofertes prej 75 milione Eurosh dhe disa bonuse te tjera te Realit te Madridit.
Fillimisht skuadra madrilene ofroi 60 milione Euro, por me pas u detyrua te rrise kete oferte duke i bindur drejtuesit e klubit verdhekuq. Gjithnje sipas ‘El Mundo Deportivo’, Alison gjithnje ka dashur kalimin te Reali i Madridit dhe per kete arsye braziliani refuzoi ofertat e ardhura nga klubet e tjera evropiane mes te cileve edhe Liverpuli.
Alison qe te dielen do te jete ne fushen e lojes ne sfiden qe Brazili do te luaje ndaj Zvicres, pas Boterorit do te firmose nje kontrate 6 vjeçare me Realin e Madridit.
Sfidanti.al