Dhe Federata e Futbollit nuk rri dot pa u vene ne qender te vemendjes dhe pa bere lajm per faqe te pare. U provua kjo edhe dje kur teksa prisnim me padurim fillimin e ndeshjeve te Boterorit (midis te tjerash edhe per te harruar dy ndeshjet e fundit te Kombetares) kur si rrufeja ne qiell te hapur “bubulloi” qe Shqiperia na paskesh votuar qe Kampionati Boteror 2026 te behet ne Marok. Dhe kjo preference per Marokun eshte shpallur kur kandidatura alternative ishte as me shume dhe as me pak ajo e SHBA qe kesaj rradhe kishte ardhur duke propozuar si bashkeorganizatore dhe Kanadane e Meksiken.
Perpos çudise se momenteve te para, Shqiptaret e shkrete qe shumekush i cileson si kombi me pro-Amerikan ne Bote u qetesuan disi kur ju tha se ky veprim i Federates kishte nje karakter shume patriotik. Federatata jone ne asnje menyre nuk mund te votoje zhvillimin e Boterorit ne nje vend ku tifozeve shqiptare nuk do ju jepen viza per te ndjekur ndeshjet e Kombetares qe sigurisht qe do jete prezent ne ato finale me apo pa trajnerin Panuçi. Epo kete te na kishin thene qe ne fillim se na u trazua gjaku. Sepse ne si gjithmone nxitohemi dhe mendojme keq per ate te shkrete President. I paragjykojme veprimet e tij sikur ai gjoja i merr vetem me koken e tij dhe per interesa personale. Ne fakt, sipas burimeve te sigurta ne Federate, ky vendim eshte marre pas shume e shume diskutimeve ne Komitetin Ekzekutiv dhe bile ne konsultim te ngushte me disa klube dhe shoqata anetare (nga ato te regjistruara ne Gjykate ama).
Por edhe pas sqarimit shterrues abuzimet nuk munguan. Nje ze shume i njohur ne hapesiren dixhitale, sido qe jo dhe aqe per çeshtjet e futbollit, nxitoi ta shpallte kete ndodhi nje lloj “Marok Gate”. Pati dhe te tjere qe thane se kjo eshte bere ne emer te pikepamjeve shume te avacuara europianiste te Federates tone dhe bile nje forme proteste ndaj qendrimit te SHBA-ve ne mbledhjen e e fundit te G7. Dikush tjeter komentoi se ky mund te ishte dhe nje vendim anti-Putin teksa u mor vesh qe dhe Rusia kishte votuar pro Amerikes. Po ketij lemshi te madh hamendesish dhe abuzimesh i vuri kapak nje amator i vjeter teatri. Ky ja mbyti kot fare duke thene se kjo historia e Marokut shpjegohet shume thjesht duke studjuar pjesen teatrale “Karnavalet e Korçes” batuta lajtmotiv e te ciles eshte ajo e tregetarit Nikollaq qe ne çdo rast thote: “Jeta eshte arithmetike, Olimbi”.
Edi Dani