Thashethem apo e vertete? David e Viktoria Bekam drejt divorcit

David dhe Viktoria Bekam eshte nje prej çifteve me mediatike ne vitet e fundit pasi ata kane qene te famshem qe perpara se te martoheshin; ai per karrieren e tij si futbollist kurse ajo duke qene se ishte pjese e grupit muzikor Spice Girls.

Martesa e tyre zgjaste prej nje 19 vitesh, por ditet e fundit ne rrjetet sociale filluan te qarkullonin zera per nje divorc te mundshem mes tyre per shkak te nje tradhetie te mundshme te ish futbollistit.

Zhurma qe u be ishte kaq e madhe saqe detyroi çiftin qe te publikoje nje komunikate per median per te pergenjeshtruar gjithçka.  ‘Behet fjale per nje lajm te rreme ne rrjetet sociale-ishte nje pjese e komunikates e publikuar te tabloidi ‘Mirror’-eshte humbje kohe, e çuditshme dhe situate jo komode’.

Sfidanti.al