Deni Roz tregon dramën e tij; në depresion pas dëmtimit

Deni Roz ka tronditur botën futbollistike me rrëfimin e tij. mbrojtësi i totenhemit dhe përfaqësueses angleze, kur kanë mbetur 7 ditë nga fillimi i Botërorit ka pranuar se një vit më parë kishte pësuar depresion dhe se grumbullimi në kombëtaren angleze e shpëtoi.

Rrëfimin e Deni Roz e bëri për tabloidin britanik ‘Daily Mirror’ ku ai tregoi se gjithcka nisi nga një dëmtim i rëndë në gju i pësuar në janar të vitit 2017 duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 8 muaj përpara së të vihej sërish nën urdhrat e Poçetinos me Totenhemin [ër të fituar një vend te Tre Luanët për Kupën e Botës.

Roz theksoi se iu desh t’i drejtohej një psikologu pasi kishte kaluar në një lloj depresioni që nuk njihej më parë. Sipas tij zanafilla e këtij depresioni ishte këshilla që iu dha për të mos iu nënshtruar ndë5rhyrjes kirurgjikale duke bërë që ai të konsumonte kortizon dhe të injektonte plazmë në gjurin e tij. thonë se të këqijat kur vijnë, hapu derën, dhe kjo ndodhi me Roz gjatë kësaj periudhe. Kështu xhaxhai i tij u vetëvra, ndërsa nëna e tij u bë objekt i abuzimeve raciste, ndërsa kulmi ishte kur i vëllai i qëllua me armë në shtëpinë e tij

Pas një situate të tillë, grumbullimi me kombëtaren angleze ishte shpëtimi për Danny Rose me këtë të fundit që nuk rreshti së shprehuri mirënjohjen e tij për trajnerin Gareth Southgate dhe stafin mjekësor të Tre Luanëve.

sfidanti.al