Fonjini plasi sa e tha: Brezi i ri i tenistëve është… i dhjerë!

Tenisti italian, Fabio Fonjini, bëri një deklaratë interesante, në të cilën ai kritikoi ashpër brezin e ri të tenistëve, duke tërhequr, kështu, vëmendjen drejt vetes. Mbas fitores së tij bindëse ndaj Elias Imerit (6-4,6-1,6-2), Fonjini theksoi se niveli i lojës së brezit të ri të tenistëve është larg atyre të mëparshmëve.

“Brezi i ri i tenistëve? Ku janë ata? Të gjithë… të dhjerë! Mua nuk më pëlqën aureola e famës, me të cilën ata rrethohen pa të drejtë dhe pa bazë. Nadali, në moshën 18-vjeçare, fitonte turne Grand Slem, kurse Shapovallovi që është i 25-ti në botë, në raundin e parë luan në fushën nr.1, ndërsa në raundin e dytë në fushën nr.2. Në të njëjtën kohë, Gabrinje Muguruza dhe Svetllana Kuznjecova luajnë në fushat dytësore. Unë u uroj atyre suksese, nuk kam dyshim se Shapovallovi është një tenist klasi dhe ka potencial që të përfshihet midis pesë më të mirëve në botë. Po ashtu, edhe Zverev, Rubljov, Kaçanov… Ata luajnë mirë, por atyre do t’u duhet që të hanë akoma shumë makarona që të arrijnë të bëhen ndër më të mirët”, vuri në dukje Fonjini që është 31 vjeç dhe ndodhet në vendin e 18-të të ranglistës së ATP-së.

Sfidanti.al