Pas gafave ‘horror’ te Loris Karius ne finalen e Liges se Kampioneve ndaj Realit te Madridit, ka vene Liverpulin ne levizje per te sjelle ne Anfild nje portier. Ne listen e gjate te deshirave te The Reds se fundmu eshte shtuar emri i portierit te Romes, Alison Beker me brazilianin qe eshte vene edhe ne shenjestren e Realit te Madridit.
Sipas te perditshmes britanike ‘The Guardian’, drejtuesit e Liverpulit kane hyre ne kontakt me ata te Romes me te cilin portieri 25 vjeçar ka nje kontrate deri ne vitin 2021 me verdhekuqte qe kerkojne 79 milione Paund ose 90 milione Euro.
‘Liverpuli do te hyje serish ne kontakte me Romen per te arritur nje marreveshje per Alison-shkruan ‘The Guardian’-por ne fund mund te shkutrajohet duke pare kete shifer qe eshte rekord per nje portier’.
Sido qe te jete, Roma dhe presidenti i saj Xhejms Palota do te rezistojne ne te gjithe kete histori te pakten deri ne perfundim te Boterorit pasi vlera e Alison mund te rritet akoma me shume.
Sfidanti.al