Frumi legjendar, fiton Xhiron e Italisë 2018: Një ëndërr që bëhet realitet

Është Kris Frum fituesi i edicionit të këtij viti të Xhiros së Italisë. Britaniku siguroi suksesin e tij të parë në këtë kompeticion, ndër më të rëndësishmit për sportin e çiklizmit pikërisht në etapën e parafundit të Xhiros së Italisë duke e lënë në vendin e dytë Tom Dymulin.

‘Është një fitore shumë, shumë e veçantë-tha Frum pas mbërritjes në Cervinia ku u mbyll etapa e 20-para dy ditësh nuk isha në këto pozita, është vërtet një ëndërr që bëhet realitet. jam shumë i emocionuar, ishin 3 javë shumë të vështira dhe në këtë edicion të Xhiros pata momente të vështira. Është fitorja më e madhe e karrierës sime; suksesi në Vuelta, Turin e Francës e Xhiros së Italistë në mënyrë të njëpasnjëshme’.

Frum foli edhe për hijen e një ndeshkimi të mundshëm për cështjen salbutamol duke theksuar: ‘Nuk po e mendoj aspak, në mendje kam pasur vetëm garën. brenda meje e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar. Duhet kohë që t’u vërtetoj të gjithëve se kështu ka ndodhur vërtet. Është për të mirën e të gjithëve’.

sfidanti.al