Rreth 1 000 tifozë të Liverpulit u çmendën fare kur u thanë se udhëtimi i tyre drejt Kievit do të shtyhej. Ata shkonin në Ukrainë për të ndjekur finalen e Championsit ndaj Realit, por papritur aeroporti i kryeqytetit doli se nuk kishte kapacitet për të pritur avionin e anglezëve. Tifozët me shumë gjasa kanë marrë bileta për ndeshjen në stadiumin “Republikan” dhe tremben se mos kaosi do t’i lerë pa e parë finalen.
Në ndihmë të tyre ka ardhur kryebashkiaku i Liverpulit, Xho Anderson, i cili ka hyrë në bisedime me homologun e tij, kryebashkiakun e Kievit, ish-kampionin e madh të boksit, Vitali Kliçko. Udhëtimi ishte parashikuar pikërisht për të shtunën, ditën e ndeshjes, ndërsa tifozët kanë paguar nga 850 paund stërlina.
Sfidanti.al