Atletiko prezanton fanelat e reja; ‘harron’ Antuan Grizman

Shtohen sinjalet qe flasi  per nje largim te mundshem te Antuan Grizman nga Atletiko Madrid. Skuadra madrilene publikoi imazhet fotografike te fanelave te skuadres per sezonin 2018/2019 ku te bente pershtypje mungesa e sulmuesit francez mes te perzgjedhurve.

Ne fakt ne foton e publikuar nga Atletiko, lojtaret e perzgjedhur si imazhi i uniformes se re ishin Saul Niges, Diego Kosta dhe Lukas Hernandes me sloganin ‘Sentimiento sin rival’ (Ndjenja pa rivale).

Sigurisht qe mungesa e Grizman ben shume zhurme, pasi ne Spanje vazhdon te flitet shume per kete çeshtje.

Sfidanti.al