Organizatorët e kampionatit botëror të futbollit kanë zgjedhur aktorin e njohur amerikan të Hollivudit, Uilli Smith, këngëtaren kosovare, Era Istrefi, dhe këngëtarin latin, Niki Xhem, që të këndojnë himnin zyrtar të Botërorit të Rusisë (14 qershor-15 korrik), ditën e hapjes së tij. Himni do të shpallet më 25 maj, ndërkohë që producent i kompozimit është dixhej i njohur amerikan, Diplo.
Të tre artistët e lartpërmendur janë të njohur si ndjekës të muzikës rep. Uilli Smith, veç cilësive të shkëlqyera prej aktori, kohët e fundit e ka provuar veten me sukses edhe në fushën e muzikës dhe ai ka pasur disa këngë hit, si psh. “Boom”, “Shake the Room” dhe “Njerëzit me të zeza”. Këngëtarja kosovare Era Istrefi popullaritetin e saj e ka fituar më shumë me lëngën “Bonbon”, kurse Niki Xhem është një nga këngëtarët më të mirë aktualë në Amerikën Latine.
Sfidanti.al