E kishte quajtur prostitutë Federatën për të treguar publikisht se nuk trembej nga kërcënimet e saj, aq më pak nga drejtuesit e futbollit, për të cilët kishte treguar një histori me çorape dhe me pasaporta false. Por, administratori i Flamurtarit, Sinani, me fyrjen e tij spektakolare ka nxitur më tej kurajon e FSHF-së dhe Flamurtari është dënuar me minus 6 pikë dhe, brenda 12 ditëve, nëse nuk paguan detyrimet..mund ta shoh veten një kategori më poshtë.
Pasi mundën Skënderbeun dhe në Vlorë filluan të shpresonin se ekipi do të dilte nga “tuneli financiar” ku ishte zhytur prej kohësh, vjen goditja e nokautit për një skuadër, që ishte dënuar njëherë nga të vetët dhe tani… nga ata që nuk e kanë dashur prej vitesh.