Ndeshkimi i nje portieri ne serine e gjuatjeve te 11 metershave nuk eshte pare kurre deri me sot. Nje gje e tille i ndodhi portierit te Irlandes te U17, Xhejms Korkoran ne ndeshjen cerekfinale me Holanden ne Evropianin e kesaj grupmoshe.
80 minutat e kesaj ndeshjeje perfunduan 1-1 keshtu qe skuadrat iu drejtuan penalltive. Korkoran e kishte marre nje karton te verdhe gjate kohes se rregullt ndersa te dyten e mori pikerisht ne momentin me vendimtar te gjuajtjes se penalltive kur Korkoran priti gjuajtjen e holandezit Redan. Ndersa ishte duke festuar arbitri i tregoi kartonin e dyte te verdhe pasi kishte levizur para keshtu qe gjuajtja u perserit. Vendin e Korkoran e mori qendermbrojtesi Mekinti dhe Redan goditi serish topin dhe kete radhe nuk gaboi, por shenoi duke kualifikuar Holanden per ne gjysmefinale ku do te luaje me Angline.
Sfidanti.al