Boterori i Rusise, prania e Nojer gjithnje e me shume ne rrezik

Procesi i riaftesimit te Manuel Nojer po vazhdon por me nje ritem te ngadalte, ndoshta me te ngadalte nga sa shpresohet per te folur me siguri per pranine e tij ne Kupen e Botes ne Rusi.

Fakti eshte qe demtimi ne metatars po e freno  portierin e Bajernit te Mynihut. Ne kembe i eshte vene nje pllake dhe Nojer nuk luan qe nga muaji shtator. Ne 13 muajt e fundit ka zbritur ne fushen e lojes vetem 7 here. Rikthimi i tij ne fushen e lojes eshte shtyre gjithnje. Nojer duhet te ishte mes shtyllave te portes ne ndeshjen e Bajernit me Kelnin, por Hejnkes nuk e grumbulloi dhe tani Rusia largohet gjithnje e me shume per te.

Sfidanti.al