Mark Markez kthehet mbret në Spanjë; fiton në Herez pas 4 vitesh

Marc Marquez rikthehet të fitojë pas 4 vitesh një garë në pistën e Herezit duke regjsitruar suksesin e dytë radhazi në Botërorin e këtij viti pas atij në Austin të Teksasit. piloti Spanjoll i Hondës, rriti ritmin në këtë  garë në gjysmën e  saj dhe përfitoi edhe nga aksidenti që përfshiu Lorenzon, Doviciozon e Pedrozës të cilët u tërhoqën, për të dalë triumfues. Në podium u ngjitën edhe Zarko e Janone. Pilotët e Jamahës  Rosi dhe Vinjales u renditën respektivisht në vendin e 5 dhe të 7.

Fitorja e garës në Herez dhe aksidenti i Doviciozos, i jep mundësinë Mark Markez që të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme për pilotë me 70 pikë. në vendin e dytë është ngjitur Zarko me 58 ndërsa në të tretin është Vinjales me 20 pikë. Piloti italian i Dukatit, Andrea Doviciozo ka zbritur në vendin e pestë me 46 pikë, 1 më pak se bashkëkombasi i tij Andrea Iannone në vendin e 4.

sfidanti.al