Juventus-Lihshtajner, titull dhe lamtumirë: Largohem nga Italia në fund të sezonit

Stefan Lihshtajner është një nga ata futbollistë që mund të festojë titullin e 7 radhazi kampion të italisë me Juventusin, titull që do të jetë i fundit për të me fanelën bardhezi duke qenë se zvicerani ka konfirmuar largimin nga nga Zonja e Vjetër në përfundim të sezonit

‘Luaj për një nga skuadrat më të rëndësishme në Evropë ku ka sgjithmonë konkurrencë-tha Lihshtajner-e ardhmja ime do të jetë larg Torinos. në fund të sezonit do të largohem për të luajtur në një kampionat jashtë Italisë, por nuk kam firmosur ende një kontratë me ndonjë skuadër’.

Lihshtajner mbërriti te skuadra e Juventusit në vitin 2011 dhe në 7 sezonet e tij me bardhezinjtë ai ka luajtur 256 ndeshje, 200 nga të cilat në Serinë A duke shënuar 15 gola.

sfidanti.al