Futbollistët e Jang Bojsit, në raundin e 32-të të kampionatit zviceran mundën 2-1, duke e përmbysur rezultatin, Lucernën dhe fituan kështu titullin e vet të 12-të të kampionit të Zvicrës, i pari që nga viti i largët 1986. Ekipi vendas fitoren e madhe e festoi para më shumë se 30 000 të pranishmëve në stadium, ndërkohë që Bazeli, kampion i vitit të kaluar, nuk ka as shanse teorike që ta arrijë Jan Bojsin.
Kështu, ekipi i Jang Bojsit do të përfaqësojë Zvicrën në Champions-in e ardhshëm evropian.
Sfidanti.al