Një Oliver që trazoi botën e futbollit, flet për penalltinë më misterioze…

Gjyqtari anglez, Majkëll Oliver, ka qenë një nga arbitrat më të komentuar gjatë këtij viti, pasi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Championsit mes Realit të Madridit dhe Juventusit ai dha një penallti të diskutueshme në min. e 95-të, duke i dhënë mundësi ekipit spanjoll që të kualifikohet për në gjysmëfinale të këtij konkurrimi. Ai u prononcua në uebsajtin e federatës angleze të futbollit (FA), duke vënë në dukje se, mbas asaj ndeshjeje, ai e ndjeu e veten në një mënyrë të trazuar.

“Disa ditë mbas penalltisë, e ndjeja veten të trazuar, por, megjithatë, shumë njerëz më dhanë mbështetje, si ata që janë brenda futbollit, ashtu edhe ata jashtë tij. Një gjë e tillë ishte shumë e vlefshme për mua. Njerëzit më afroheshin në rrugë dhe më shtrëngonin doren, kurse emra të njohur të futbollit më dërguan mesazhe mbështetjeje. Është diçka e bukur që të kesh mbështetjen e njerëzve”, vuri në dukje Oliveri që, menjëherë mbas asaj ndeshjeje, mori disa mesazh kërcënuese, për shkak të të cilëve atij, njëfarë kohe, iu dha mbrojtje policore.

Sfidanti.al