Një cirk i tillë mund të ndodhë vetëm në Amerikën e Jugut dhe ai ndodhi në ndeshjen mes ekipeve boliviane Zhorge Vilsterman dhe Sukre që u mbyll, pa mbaruar ndeshja, 7-0 në favor të ekipit vendas (Zhorge), një rezultat që, në fakt, u arrit që në pjesën e parë. Arsyeja është se futbollistët miq filluan që të dëmtoheshin, në mënyrë misterioze, njeri mbas tjetrit, duke u larguar nga fusha dhe duke çuar kështu në ndëprerjen e ndeshjes, për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të lojtarëve në fushë!
E gjithë historia, në fakt, e ka prapavijën e saj. Ekipi Sukre erdhi që të luajë në Vilsterman me futbollistë të rinj, sepse të rriturit e ekipit të parë ndodheshin në grevë dhe nuk donin të luanin. Në pjesën e parë, ekipi mik pësoi një katastrofë të vërtetë, duke qënë se Vilstermani shënoi shtatë gola vetëm brenda 45 minutave të para, duke paralajmëruar një shkatërrim të plotë dyshifror të ekipit vizitor në pjesën e dytë. Atëherë, futbollistët miq filluan të dëmtoheshin në mënyrë misterizoe. Në fillim të pjesës së dytë, ekipi vizitor i bëri të tre zëvendësimet, por, më pas, futbollistët e rinj, duke aktruar se nuk mund ta vazhdonin lojën, për shkak të dëmtimeve, filluan ta braktisnin fushën, deri sa numri i lojtarëve në fushë nuk ishte i mjaftueshëm për ta vazhduar normalisht ndeshjen. Natyrisht që ndeshja u ndërpre dhe tani fati i saj do të vendoset në tavolinë.
Sfidanti.al