Nuk ka tender për Pogbanë, Junajtid i lutet Paris SG

Dy vjet më parë Pol Pogba ishte zilia e futbollit. Ylli francez kërkoej nga të gjitha anët dhe Juventusi futi në arka 105 milionë euro (besohet më pak, sepse fituan edhe menaxherët), ndërsa sot Mançester Junajtid nuk po gjen dot një blerës për kartonin e tij. Francezi duhet të largohet nga “Old Trafordi”, ky është vendimi i Murinjos, por jo pa u kompensuar pjesa më e madhe e shpenzimit.

Junajtid shpresoi që Barcelona apo Reali i Madridit të bëheshin të gjallë për francezin, ndërsa një kalim tek Mançester Siti duket se nuk do të ndodhë. Guardiola, edhe pse e vlerëson shumë Pogbanë, nuk duket gati të shpenzojë shumë, ndërsa edhe tifozë te “djajve të kuq” do të ishin kundër. Agjenti i tij, Raiola, mësohet se e ka ofruar sërish mesfushorin, këtë herë tek Paris SG. Drejtuesit e Junajtidit luten që Zoti të bindë Al Helaifin që të fusë dorën në xhep, edhe pse e dinë se PSG ka probleme me rregullat financiare të UEFA-s.

Sfidanti.al