Çfarë mendon “tradhetari” Kolina për penalltinë ..galaktike ?

Temë qëndrore midis tifozëve dhe në opinion publik sportiv vazhdon të jetë penalltia, me anë të së cilës Reali i Madridit arriti që të eliminoi Juventusin dhe të siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Champions-it. Ditët e fundit, konsideratën e vet për penalltinë e diskutueshme që dha në minutat e fundit të ndeshjes gjyqtari anglez, Majkëll Olivr, shprehu edhe kryegjyqtari i UEFA-s, italiani Pierluixhi Kolina, që ka qenë një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e futbollit botëror.

“Penalltia kundër Vaskezit u dha me të drejtë. Unë e pashë situatën nga të gjitha anët dhe konsideroj se gjyqtari mori një vendim të drejtë. Ai nuk gaboi, pavarësisht se ajo ishte një ndeshje e rëndësishme dhe ky gjyqtar ndodhej nën një presion të madh”, vuri në dukje Kolona në një prononcim në “L’Ekip”.

Sidoqoftë, është vështirë që ndonjë tifoz i Juventusit ta pranojë këtë konsideratë, edhe pse këtë e thotë Kolina që ka qenë një nga gjyqtarët më të mirë në botë.

Sfidanti.al