Skena e e ndeshjes Shqipëri – Izrael nuk do të jetë “Loro Boriçi” në Shkodër, por “Elbasan Arena” në Elbasan. Një lajm që duhej të vinte nga Federata Shqiptare, si organizatore e ndeshjes dhe për një arsye të thjeshtë: si do të veprohet me biletat e shitura deri në këto momente. Ishte vendimi i FIFA-s, që ndeshja të luhet në një stadium tjetër, ndërsa tanët vazhdojnë të japin njoftime me pikatore, duke treguar plogështinë e një Intuticioni pasiv, në pritje për të marrë urdhëra.
Thuhet se biletat e Shkodrës do të jenë të barazvlefshme edhe në Elbasan, por nuk pritet që kalvari i transferimit të jetë kaq komod. Interesant është fakti, kur Top Chanel ka njoftuar disa ditë më parë se ndeshja e Kombëtares me Izraelin mund të luhej në Elbasan, lajmi ka shkaktuar një zemëratë zyrtare në FSHF dhe në përgënjeshtrimin e tyre theksohej “bindshëm”… stadiumi nuk do të ndërrohej. Sapo urdhëri vjen nga FIFA-a, kanë prishur letargjinë, kanë marrë leckat e “garderobës” dhe po vrapojnë në qytetin e Elbasanit, me shpresë të gjejnë sigurinë dhe kushtet e pretenduara nga ndërkombëtaret.