Bomba Çilavert vret Championsin: Juventusin e eliminoi Mafia e futbollit!

Ish-portieri legjendar paraguaian Hoze Luis Çilavert konsideron se vendimi i gjyqtarit për të dhënë penallti në favor të Realit të Madridit në minutën e fundit të ndeshjes nuk ka lidhje me futbollin dhe se e keqja e madhe Juventusit nuk i erdhi vetëm nga gjyqtari. Sipas tij, ajo që ndodhi në fushë në fund të ndeshjes, nuk ka kurfarë lidhje me futbollin e sportin dhe se “dikush” i interesuar “ka futur duart” në të gjithë këtë situatë.

Ish-portieri i famshëm paraguaian konsideron se ekziston Mafia e futbollit që ka ndikuar direkt te penalltia që dha gjyqtari anglez dhe që u realizua nga Kristiano Ronaldo në portën e Juventusit, kur rezultati ishte 0-3 në favor të tij.

Sfidanti.al