Gazetari italian nxirret jashtë “Bernabeut”, tundte një 50-euroshe!

Gazetari i njohur italian, Mino Taveri, u nxor jashtë nga stadiumi “Santiago Bernabe”, sepse provokoi tifozët e Realit, duke u tundur atyre një kartëmonedhë prej 50 eurosh dhe duke aluduar se gjyqtari i ndeshjes, Majkëll Oliver, kishte marrë rryshfet nga klubi “mbretëror”. Penalltia e diskutueshme që dha ky gjyqtar anglez në minutën e 95-të dhe realizimi i së cilës nga Kristiano Ronadlo i siguroi Realit kalimin në gjysmëfinale të Champions-it, ka ngjallur polemika të mëdha dhe një pakënaqësi të madhe në opinionin publik italian.

Një furi e madhe e madhe përfshiu, me rastin e penalltisë, edhe pjesën e tribunës së “Bernabeut”, ku ndodheshin gazetarët, një nga të cilët, gazetari i njohur italian, Taveri, nxori nga xhepi një kartëmonedhë 50-euroshe dhe filloi ta tundte atë në drejtim të tifozëve të Realit, duke aluduar se klubi spanjoll e kishte paguar gjyqtarin anglez. Kështu, pati një përplasje verbale mes gazetarit italian dhe tifozëve spanjollë që nisën ta shanin Taverin, derisa, me shpejtësi, erdhën rojat e sigurisë që e “sistemuan” jashtë tribunës gazetarin italian.

Sidoqoftë, ai (Taveri) nuk ishte i vetmi që aludoi se klubi spanjoll e kishe paguar Oliverin, pasi edhe mbrojtësi qëndror i Juves, Xhorxhio Kieli, mbasi Oliveri dha penalltinë, i pyeti lojtarët e Realit sesa para i kishin dhënë gjyqtarit anglez.

Sfidanti.al