Deri në fund të sezonit të Premier Ligës angleze kanë mbetur edhe pesë raunde, ndërkohë që një luftë e ashpër po zhvillohet për titullin e golashënuesit më të mirë në Angli. Momentalisht, listën e golashënuesve më të mirë e kryeson Mohamed Salah i Liverpulit me 29 gola, ndërsa, gjatë kohës që ka mbetur deri në fund të kampionatit, në varësi të kthimit të tij në fushë mbas dëmtimit, do të shihet, nëse ai do ta rrisë edhe më shumë këtë shifër. Sulmuesi i Totenhemit, Hari Kejn, ka avantazhin se ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar në raport me Liverpulit, kështu që deri në fund të sezonit atij i kanë mbetur që të zhvillojë edhe gjashtë ndeshje. Në një prononcim në Bi-Bi-Si, Kejni deklaroi se deri në fund të sezonit ai do të shënojë gola të tjerë.
“Besoj se unë do të mund të bëhem një golashënues më i mirë se Salahu, pasi ne kemi e disa disa ndeshje për të zhvilluar, kështu që unë do të përqëndrohem që të jap maksimumin nga vetja ime”, deklaroi Kejni, duke iu referuar edhe golit kundër Stok Sitit që ai pretendon se e shënoi ai, por goli iu quajt Eriksenit. “Ju betohem me jetën e vajzës sime se unë e preka i fundit topin para se ai të kalonte vijën e portë, por duket qartë se tani unë nuk mund të ndryshoj asgjë. Në filim, ma quajtën mua golin, kur, më pas, ma hoqën”, tha Kejni.
Sfidanti.al