Përse Monçi  akoma ka besim te kualifikimi i Romës në Olimpiko

Drejtori sportiv i Romës, Monçi, pavarësisht nga humbja e thellë 4-1 të ekipit të tij ndaj Barcelonës favorite, akoma shpreson se ajo mund të kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions-it. Monçi vuri në dukje se disa vendime të gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndikuan te rezultati, duke theksuar se ekipit të tij iu mohua pa të drejtë, të paktën, një penallti.

“Rezultati nuk ishte real, duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë. Mua më vjen mirë që lojtarët e kryen detyrën e tyre, për të cilën ishin përgatitur prej një kohe të gjatë, që të pengonin Mesin. Ne e realizuam këtë detyrë, por në planin sulmues neve na mungoi fati, por edhe përqëndrimi. Duhet pasur parasysh se edhe gjyqtari me disa vendime të tij na dëmtoi neve. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar. Ky është Champions dhe ne nuk dorëzohemi. Ne i kemi bërë tre gola Çelsit, pse të mos t’i bëjmë po aq gola edhe Barcelonës”, tha Monçi.

Sfidanti.al