Peshkaqeni Rajola “kafshon” me çmimin e Balotelit…100 milionë !

Duket se Mario Baloteli do të kthehet në Itali dhe për këtë dëshmon edhe deklarata e fundit e menaxherit të tij, agjentit kontraversal Mino Rajola. Baloteli, gjatë verës së ardhshme, do të bëhet lojtar i lirë në tregun e transferimeve, pasi kontrata e tij aktuale me Nisën skadon qershorin e ardhshëm. Në këto kushte, Rajola, përcaktoi çmimin e klientit të tij, ndërkohë që zbuloi edhe emrat e klubeve, me të cilët mund të bashkohet Baloteli në të ardhmen.

“Mario është një nga sulmuesit më të mirë në botë, sipas meje, ai është midis 10 më të mirëve, ndërkohë që ne po bisedojmë me disa klube italiane dhe angleze. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 100 milionë euro, ndërsa unë po zhvilloj bisedime në parim me Juventusin, Interin, Romën dhe Napolin”, deklaroi Rajola.

Sfidanti.al