Mbreterit e vertete te Premier League jane agjentet e lojtareve; 242 mln Euro fitime

Me 242 milione Eurot e shpenzuara per dhenien e komisioneve per agjentet e futbollisteve, klubet e Premier Leagues jo vetem do kishin blere Nejmar por do t’u mbetej edhe dicka per te bere edhe nje blerje tjeter. Por ne fakt te gjitha keto para jane te hedhura poshte ose me mire te themi shkuan ne duart e atyre qe jane mbreterit e vertete te futbollit, agjenteve te lojtareve.

E gjithe kjo u publikua ne raportin vjetor te Federates Angleze te Futbollit per periudhen 1 shkurt 2017-31 janar 2018. Sipas ketij raporti ka pasur nje rritje rekord ne vlerat e komisioneve per agjentet e futbollisteve me 37 milione Paund ose ne masen  21%. Vetem Liverpuli ka dhene 30.65 milione Euro per agjentet e Van Dajk, Okslejd-Çamberlejn dhe Mohamed Salah.

Menjehere pas ‘The Reds’ vjen Çelsi me 28.76 milione Euro, ndersa ne vendin e trete eshte Mançester Siti me 26.85 milione Euro te dhene per agjentet e lojtareve te tin. Mançester Junajtid eshte i katerti, nderkohe qe surprizen e ka shkaktuar Uatfordi qe ka dhene 15.32 milione euro komisione agjenteve te futbollisteve duke lene pas Arsenalin dhe Totenhemin. Skuadra qe ka mundur te permbahet ne shpenzime te tilla eshte Hadersfild me vetem 2.8 milione Euro.

Sfidanti.al