Konor Makgregori “del nga kafazi”… mbështet Arnold Shvarcenegerin

Aktori i njohur amerikan dhe ish-guvernator i Kalifornisë Arnold Shvarceneger bëri, më 30 mars, një ndërhyrje kirurgjikale në zemër që doli me sukses dhe tani ai po rimerr veten gradualisht.

Mjekët e shtruan në spital aktorin 70-vjeçar, të cilit donin që, fillimisht, t’i bënin një ndërhyrje në arterien e zemrës, por, për shkak të një komplikacioni që u krijua, ata (mjekët) vendosën për një ndërhyrje tjetër kirurghikale që, sidoqoftë, ishte e suksesshme. Tani, gjendja e aktorit të madh është e stabilizuar. Në fakt, ky është operacioni i dytë që Shvarcenegeri bën në zemër, pasi, më 1997, ai bëri një zëvendësim të artierias së aortës.

Miku i tij, kampioni i botës në kategorinë e lehtë të MMA-së (artet marciale të përziera), irlandezi i famshëm Konor Makgregor, shprehu preokupimin dhe mbështetjen e tij për gjendjen e Shvarcenegerit.

Sfiidanti.al