Pritet që klubi francez, Bordo, të bëhet me pronarë të rinj. Kompania investuese amerikane CACP u ka ofruar pronarëve aktualë 72 milionë euro që të sigurojë paketën e aksioneve. Në ofertë vihet në dukje se pronarët e rinj duhet që të investojnë në mënyrë suplementare në këtë klub 80 milionë euro vetëm për infrastrukturën e klubit. Bordoja, momentalisht, ndodhet në mes të tabelës së kampionatit francez, por ka probleme të mëdha financiare. Ky klub sukseset më të mëdha i ka shënuar në vitet 1980 të shekullit të kaluar, kur me këtë ekip luanin Diter Myler, Klaus Alofs dhe Manfred Kalc.
Bordoja suksesin më të madh në Evropë e ka arritur, më 1996, kur luajti në finalen e UEFA-s dhe në përbërje të saj kishte yje të tillë të mëdhenj si Zinedin Zidane dhe Zhan Tigana. Herën e fundit, Bordoja ka qenë kampione e Francës më 2009, i kryesuar në stol nga Loran Blank dhe nga Gurkufi në fushë.
Sfidanti.al