Keqardhës Murinjo: Të vjen keq, kur të mëdhenjve u afrohet fundi

Liga amerikane MLS, sipas shumë ekspertëve, përbën stacionin e fundit para pensionit për futbollistët që dikur kanë qenë më të mirët. Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, thotë ai është i hidhëruar, pasi Zllatan Ibrahimoviçi (36 vjeç), përfundimisht, po i afrohet fundit të karrierës së tij, duke qenë se forma e tij e nivelit të lartë pësoi goditje nga disa dëmtime të njëpasnjëshëm.

“Unë, gjithnjë, ndihem i hidhëruar, kur shoh që lojtarëve të mëdhenj u afrohet fundi. Psh., mbaj mend, kur Luis Figo zhvilloi ndeshjen e fundit, kur luante me Interin. Ai ishte një nga momentët e mi më keqardhës. Evropa po humbiste një nga lojtarët e vet më të mirë. Zllatani nuk do të kthehet më, por, sidoqoftë, vajtja në SHBA është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbyllur karrierën”, vuri në dukje Murinjo, duke shtuar se është mirë që Ibra nuk doli direkt në penesion.

Sfidanti.al