Rafinja kerkon te qendroje te Interi, ndersa Barcelona nuk e ka ne projektet e saj; atehere ku qendron problemi? Vlera e kartonit te futbollistit qe eshte 38 milione Euro. Sipas ESPN ne versionin spanjoll, Interi ka shfaqur deshiren per te diskutuar me Barcelonen mundesine per blerjen e kartonin e Rafinjas per nje vlere me te ulet se shifra e dakordesuar.
Gjithnje sipas ESPN, drejtuesit katalanas nuk e kane hedhur poshte nje mundesi por me kusht qe shifra qe do te paguhet te mos jete nen 30 milione Euro. Koha eshte e shkurter dhe gjithçka duhet te vendoset ne 2 muajt e ardhshem.
Nje tjeter çeshtje ne kete histori ka te beje me disponibilitetet financiare ne bilancin e Suning; shifra me te cilen eshte arritur akordi me Barcelonen dihet dhe ajo qe pritet te kuptohet eshte strategjia e te dy klubeve.
Sfidanti.al