Çelsi, në fakt, fitoi 2-1, me shtesë loje, në stadiumin “King Pauer”, ndaj Lester Sitit vendas, duke u kualifikuar për gjysmëfinale të FA Kupës, por sulmuesi i “dhelprave”, Xhejmi Vardi, vazhdoi serinë e tij të golave, madje, duke shënuar edhe një rekord të ri. I pari për miqtë shënoi Alvaro Morata, por ndeshjen e barazoi, andej nga mesi i pjesës së dytë, Vardi.
Me këtë gol, sulmuesi i Lesterit arriti deri te shifra 10 gola në 12 ndeshje kundër gjashtë ekipeve më të fortë të Premier Ligës gjatë këtij sezoni. Në ndeshjet e tjera, ai ka shënuar shtatë gola.
Në gjysmëfinale të FA Kupës do të ndeshen, më 21 dhe 22 prill, Mançester Junajtidi me Totenhemin dhe Çelsi me Sauthemptonin.
Sfidanti.al