Ronaldo po shënon shumë, por vini sërish bast për Mesin

Me çështjen e titullit thuajse të zgjidhur, në Spanjë janë bërë të rëndësishme gara të tjera, dhe njëra prej tyre është ajo se kush do të jetë golshënuesi më i mirë i La Ligës. Lionel Mesi kryeson me 25 gola ndaj 22 të Kristiano Ronaldos, por ritmi i kohëve të fundit nga ylli i Realit bën që konkurrimi të jetë plotësisht i hapur.

Gjithsesi, nëse shikon kuotat e basteve për fituesin, kupton se ende mund të kesh besim tek Mesi. Për argjentinasin jepet koeficienti 1.16, që do të thotë fitore thuajse e sigurt, ndërsa për CR7-ën është përmirësuar ndjeshëm vlerësimi duke arritur në 4.50. Në vend të tretë në renditjes së momentit është Luis Suarez me 21 gola, veçse uruguajani i Barcelonës ka koeficient shumë më të ulët, 15.00.

Sfidanti.al